11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Lumiri 2 vjet në krye të LDK-së, familja e ish-presidentit Rugova i shkojnë në vizitë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka mbushur plot dy vite që kur mori drejtimin e partisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka bërë me dije se për herë të parë për vizitë në selinë e LDK-së, ka shkuar Fana Rugova, e veja e ish-presidentit dhe liderit të partisë, Ibrahim Rugova.

“Në këtë përvjetor të dytë, u nderova nga vizita e zonjës Fana Rugova, bashkëshortes së Presidentit Rugova, dhe vajzës së tij Teutës e djalit Ukës. Ishte kjo vizita e parë e zonjës Fama në selinë qendrore të partisë”, shkroi ai.

Tutje i pari i LDK-së ka thënë se ka pranuar si dhuratë një kristal guri, të cilin Rugova e mbante për më të veçantë.

“Nga zonja Fana pranova dhe një dhuratë tejet të çmueshme e domethënëse për mua; një kristal guri; të njëjtin që Presidenti Rugova e mbante për më të veçantë, atë që e kishte dërguar tek Presidenti Klinton e Papa Gjon Pali i Dytë, si shenjë Kosove. Mes emocionesh e kujtimesh të shumta mbi gjithë historinë e familjes sonë politike, i njoftova për punët tona tani”, ka thënë ai.

Abidixhiku më tej ka folur edhe për gjendjen në të cilën ndodhet LDK-ja, duke thënë se pas nisjes në një moment të vështirë, kanë dryshuar dhe kanë arritur që të fitojnë zgjedhjet lokale.

“Dy vitet e shkuara shënuan rikthimin e madh të Lidhjes sonë. E nisëm në një moment të vështirë; dëgjuam, ndryshuam, vepruam mbarë. Qëndruam fort, ecëm drejtë e treguam përgjegjësi për vendin në çdo hap tonin. Mes nevojës së pashmangshme për hapje e reformë, gjetëm dhe unitetin e brendshëm e përfaqësimin e denjë jashtë. Nderuam të shkuarën, por vendosëm të ndërtojmë të ardhmen. Prandaj fituam zgjedhjet lokale; fituam më të rëndësishmen për ne – besimin e qytetarëve tanë. Sot, LDK ka rigjetur veten mes njerëzve të shkëlqyeshëm të këtij vendi. Ka rigjetur veten mes veprimtarëve e veprimtareve që vazhdojnë të ndërtojnë rrugën e nisur 33 vjet më parë nga patriotë të mëdhenj të kohës. Kjo rrugë gjithsesi s’bëhet më e lehtë, e me çdo rritje tonën ajo bëhet edhe me më shumë përgjegjësi. Por kjo rrugë e jona mbetet e paalternativë. Lidhja është e fortë. Idetë tona janë të kohës. E shkuara jonë është historike. Të ardhmen do ta bëjmë vet ne. Dhe kjo e ardhme është e bukur”, ka thënë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Postimi i tij i plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img