13 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Luma: Vetëvendosje e pasigurtë në argumentet për “Rastin Dehari”

Opinionisti, Ernest Luma ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk është bindëse dhe e sigurt në lidhje me argumentet që po i shfrytëzon për rastin e Astrit Deharit.

”Nëse është ashtu sic po pretendohet se ka ndodh një krim për Rastin Dehari atëherë secili do duhej të dilte para institucioneve. Kemi një pasiguri të plotë nga argumentet që Vetëvendosje nxjerrin. Po të ishin të sigurt në argumentet e tyre do të isha ndër të parët që do të isha pjesë e aktiviteteve të tyre” u shpreh Ernest Luma për Klan Kosova.

Ai gjithashtu theksoi se është një temë e dhimbshme dhe gjithashtu e rëndë për familjen kur shfaqen spekulime për vdekjen e Astrit Deharit qoftë nga njëra palë qoftë nga tjetra.

Opinionisti Luma gjithashtu foli edhe në lidhje me ndalimin e trenit serb, dhe me mosreagimin e Vetëvendosjes: “Reagimet nga spektri politik pas ngjarjes së trenit, kanë qenë jo të papritura nga secili si nga opozita por edhe nga pushteti. Opozita nuk ishte e heshtur, kemi parë tek dikush që e ka përshëndetur këtë vendim. Nuk e di pse Vetëvendosja ka heshtur në këtë rast” përfundoi Ernest Luma.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img