20.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

spot_img

Luizi vazhdon përplasjet me Efin në BBVA: Ke luajtur rolin e viktimës më bukur se të gjithë

Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes janë përfshirë në një debat së fundmi, teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Dyshja, të cilët në fillim kanë qenë miq të mirë, së fundmi kanë pasur disa përplasje me njëri-tjetrin.

Artisti nga Shkodra iu drejtua së fundmit Efit se ka luajtur rolin e viktimës dhe se për atë doli e preferuar te publiku.

Një pjesë nga biseda e tyre:

Luiz Ejlli: Ti je e vetmja banore që ke luajtur rolin e viktimës më bukur se të gjithë. Jo viktimizim duke qarë, por viktimizim me kokën lartë që është shumë e bukur. Hallall ta bëftë Zoti. Falë këtij viktimizimi dole e preferuar.

Efi Dhedhes: A thua?

Luiz Ejlli: Më beso.

Efi Dhedhes: Më beso ti mua. A e di se nuk më vret ndërgjegja fare. Unë këtë siklet kam si njeri. Në momentin që fillon dhe më vret ndërgjegja nuk di se si të justifikohem. Por kur nuk më vret ndërgjegja, ti mund të thuash çfarë të duash nga mëngjesi deri në darkë. Dua ta kuptosh nuk e justifikoj veten time fare, veprimet e mia fare. Jam shumë e ndërgjegjshme, e vetëdijshme e menduar shumë mirë për çdo gjë që kam folur dhe kam bërë.

Gjithçka nisi nga një video qe u transmetua në Big Brother, ku Efi kishte folur për situatën e Kiarës me Luizin, gjë që u keqkuptua brenda.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img