12 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

‘Luftë’ mes Hotit e Ahmetit për t’i marrë meritat për autobusat e rinj në Prishtinë (Foto)

15 autobusa të rinj nga sot do të jenë në shërbim të qytetarëve të Prishtinës. Por blerja e tyre e tyre ka ‘futur’ në luftë ministrin e Financave, Avdulla Hotin dhe kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin.

Të dy këta po pretendojnë të marrin merita për blerjen e këtyre autobusëve. Madje qe të dy blerjen e këtyre autobuesëve po e konsiderojnë ndër sukseset me të mëdha të qeverisjës së tyre.

Ministri Avdullah Hoti po pretendon se pa garantimin e marrëveshjes nga ministria e tij, këta autobusë nuk do të mund të bliheshin, shkruan ORAinfo.

Sipas tij, 51 autobusët e rinj u blenë falë një marrëveshjeje për garanci shtetërore, e cila ishte kërkuar nga ana e “Trafikut Urban”, si dhe është negociuar nga ekipi i kryesuar nga ana e Ministrisë së Financave.

Madje ministri Hoti po e konsideron si sukes për ministrin të cilën ai e drejton, nënshkrimin e marrëveshjes me BERZH për dhënien e një kredie në vlerë prej 10 milionë euro e cila ka shërbyer për blerjën e 51 autobusëve të rinj për Prishtinën.

Nga ana tjetër, edhe kryetari i Komuinës së Prishtinës Shpend Ahmeti pretendon se blerja e autobusëve të rinj është merit e qeverisjes së tij komunale, shkruan ORAinfo Sipas tij, nën qeverisjen e Vetëvendosjes, Prishtina ka ndryshuar.

“Vënia në operim e këtyre autobusëve shënon fillimin e një reforme të konsiderueshme në transportin urban në Prishtinë. Autobusët do të ofrojnë shërbime të qëndrueshme dhe modern për qytetarët tanë dhe do të ndikojnë në reduktimin e konsiderueshëm të ndotjes”, ka thënë Ahmeti në përurimin e autonusëve të rinj.

Sidoqoftë Komuna e Prishtinës ka njoftuar se autobusët e vjetër do të largohen nga përdorimi gradualisht me futjen ne përdorim të autobusëve të rinj. /ORAinfo/

Fotografia e Avdullah Hoti

Fotografia e Avdullah Hoti

Fotografia e Shpend A. Ahmeti

Fotografia e Avdullah Hoti

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img