11 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Lorik Emini pa debutimit: Jam i lumtur, kemi ekip të mirë

Mesfushori Lorik Emini, ishte një nga lojtarët që debutoi sot me Kosovën në fitoren ndaj San Marinos me rezultat 4-1.

Pas ndeshjes Emini u ndal shumë i lumtur me debutimin, ndërsa e lavdëroi skuadrën për cilësinë.

“Debutimi? Shumë i lumtur, ekipi nga minuta e parë më ka ndihmuar, më kanë dhënë topin që të kyçem në lojë dhe të shohim tani të premten”.

“Jemi ekip i fortë, kemi lojtarë të fortë, dimë të luajmë futboll, sot ishim nivel me lart se San Marino dhe fituam”, deklaroi ai.

I pyetur për zgjedhjen që ka bërë dhe lojtarët që luajnë në Zvicër, Emini dha mendimin e tij.

“Është vështirë për të gjithë ne që kemi lindur atje, lojtarët kanë dëshirë të luajnë për Zvicrën që ka emër më të madh, por unë kam ëndërruar të luaj për Kosovën dhe ëndrra më është bërë realitet”, deklaroi Emini.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img