11 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci reagon: Zyra e Auditorit nuk mund të urdhërohet nga askush, as të bëhet instrument për frikësim!

Kryetari i komunës së Drenasit, ka reaguar pas Njoftimit të Ministrisë së Financave ku thuhet se do të kërkojë nga Zyra e Auditimit, auditim të veçantë për të konstatuar se “përgjegjësia e çdo shkeljeje ligjore bie mbi Zyrtarët Kryesor Administrativ të organizatave buxhetore dhe stafin përkatës”.

“Unë, si kryetar komune dhe zyrtari kryesor financiar, çdo ditë zbatoj me përpikëri ligjet dhe rregullat në fuqi, si dhe obligimet që dalin nga këto ligje. Zyra e Personelit para datës 15-të të çdo muaji paraprak dërgon të gjitha ndryshimet eventuale sa i përket listës së pagave, që lidhen me krijimin apo ndërprerjen e marrëdhënies së punës për ndonjë nëpunës”, ka cekur Lladrovci.

Ai në fund ka shtuar se “Zyra e Auditorit nuk mund të urdhërohet nga askush, as të bëhet instrument për frikësim!”

Postimi i plotë:

Sot, Ministri i Financave u deklarua lidhur me procesin e grevës të organizuar nga BSPK, ku theksoi se mos dërgimi i listave të pagave për pjesëmarrësit në grevë si arsye për mosekzekutimin e pagave.

Unë, si kryetar komune dhe zyrtari kryesor financiar, çdo ditë zbatoj me përpikëri ligjet dhe rregullat në fuqi, si dhe obligimet që dalin nga këto ligje. Zyra e Personelit para datës 15-të të çdo muaji paraprak dërgon të gjitha ndryshimet eventuale sa i përket listës së pagave, që lidhen me krijimin apo ndërprerjen e marrëdhënies së punës për ndonjë nëpunës.

Mirëpo, lidhur me dërgimin e listës së grevistëve Zyra e Personelit nuk mund të dërgojë ndryshime pa i pranuar të njëjtat nga sektorët vartës, sepse, është i njohur fakti se personat përgjegjës për dërgimin e listës së grevistëve janë edhe vetë në grevë.

Sa i përket auditimit, Komuna në baza vjetore auditohet nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe si i tillë, çdo auditim është i mirëseardhur.

Deklarata e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është në kundërshtim me Ligjin për Auditorin e Përgjithshëm, ngase përmes tendencës për ndërhyje në punën e një institucion të karakterit kushtetues jo vetëm lëndohet parimi i ndarjes së pushteteve por cenohet direkt ushtrimi i funksionit të Auditorit, i dhënë me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.

Mbi këtë bazë, Ligji nr. 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, respektivisht Neni 4, (paragrafi 1) thekson: “Auditori i Përgjithshëm është i pavarur nga ana funksionale, financiare dhe operative dhe nuk i nënshtrohet urdhrit ose ndikimit nga cilido institucion apo person tjetër”.

Zyra e Auditorit nuk mund të urdhërohet nga askush, as të bëhet instrument për frikësim!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img