16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci: Qytetarët të respektojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila sot e ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kërkon nga qytetarët të respektojnë vendimin e Qeverisë, deri në një vendim tjetër.

Lladrovci, përmes një postimi në Facebook , ka thënë se “vendimet e institucioneve qendrore duhet të respektohen rreth kufizimit të lëvizjes së lirë. Deri në një vendim tjetër, në fuqi është ndalesa e lëvizjes së lirë, nga ora 17:00 deri në ora 6:00”.

“Deri në një vendim tjetër, ky orar duhet të respektohet nga të gjithë ne! Mos i jep mundësi virusit, rri në shtëpi. Kujdes po, panik jo!”, ka shkruar Lladrovci.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që vendimi i 23 marsit 2020 i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk është në përputhje me Kushtetutën, dhe të njëjtin ta shpallë të pavlefshëm.

Gjykata ka konstatuar se “kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore mund të bëhet “vetëm me ligj” të Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Vendimi hyn në fuqi më 13 prill.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img