13.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci merr mbështetje nga një grup veprimtarësh

Një grup veprimtaresh mbajtën sot një takimin me kandidatin për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Veprimtar dhe bartës të shumë proceseve dhe themelues të Iniciativës Qytetare për Drenasin i uruan Lladrovcit kandidimin për kryetar komune, duke e vlerësuar si zgjidhjen më të mirë nga të gjithë kandidaturat tjera. Ata i garantuan mbështetjen dhe kontributin e tyre të pa kompromis në jetësimin e programin për ndryshime dhe rikthim të shpresës në Drenas, thuhet në një njoftim të grupit të cilin e transmeton Drenica Press.
Në ketë takim të gjithë të pranishmit u dakorduan për jetësimin e projekteve që ish-kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga radhët e IQD-së, Izet Ibrahimi, ju kishte premtuar qytetareve.
Do të punojmë bashkërisht që ky premtim të realizohen në mandatin e ardhshëm nga kryetari Lladrovci, e që edhe ishte pikësynimi i të gjithë mbështetësve të IQD-së tani mbështetës të z. Lladrovci për ndryshime dhe rikthim të shpresës në Drenas.
Ky grup veprimtaresh u premton mbështetësve të vetë se do ruaj neutralitetin partiak, por konsideron se Lladrovci është i vetmi kandidat aktual për kryetar komune që mund të mbaj fjalën dhe të sjell ndryshime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img