11.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Buy now

spot_img

Liverpool mund ta humbasë edhe një lojtar

Al-Nassr raportohet se ka treguar interes të fuqishëm për portierin e Liverpoolit, Alisson Becker

Sipas asaj që raporton FootMercato, 30 vjeçari brazilian thuhet se është duke u kërkuar me ngulm nga skuadra saudite e Pro Ligës, Al-Nassr.

Pas largimit të Jordan Henderson, Fabinhos dhe Roberto Firminos – të gjithë këta të larguar për në Lindjen e Mesme këtë verë, duket se edhe një tjetër pozitë e rëndësishme e skuadrës së Klopp mund të largohet. Reds po vuajnë për të sjellë futbollist të rinj, kurse së fundi ata dështuan për ta transferuar Moises Caicedo dhe Romeo Lavia.

Duke sjellë vetëm dy fytyra të reja në skuadër si Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai, humbja e ish portierit të Romës pak javë para se të mbyllet merkato do të ishte një tjetër problem i madh për Liverpollin këtë verë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img