11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

“Liria Ka Emër” fton qyetarët t’i bashkohen marshit për drejtësi në solidarizim me ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Platforma “Liria Ka Emër” u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në Marshin për Drejtësi në solidarizim dhe mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, që mbahet të dielën më 2 prill nga ora 14:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në një videospot të kësaj platforme, me pamje nga periudha e luftës në Kosovë, ftohen qytetarët të marshojnë për drejtësi, për ata që dikur marshuan drejt lirisë.

“E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh, është e vërteta e shtetit të Kosovës, për historinë që nuk mund të rishkruhet. Më 2 prill, nga ora 14, nga Sheshi “Zahir Pajaziti” të marshojmë së bashku drejt Sheshit “Zahir Pajaziti”, thuhet në videospot.

Deri tani këtë marsh për drejtësi e kanë mbështetur Partia Demokratike e Kosovës, organizatat studentore, KMDLNJ dhe shumë personalitete të ndryshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img