12.5 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Limaj: Rinegociimi i marrëveshjes me Malin e Zi më i mirë se arbitrazhi

Fatmir Limaj thotë se rinegociimi me Malin e Zi është rruga më e mirë se sa dërgimi i kësaj marrëveshjeje në arbitrazh. Ai në fjalimin e tij në Kuvend thotë se marrëveshja e dy presidentëve e jep mundësinë e korrigjimit dhe i detyron të dyja palët që t’i korrektojnë pikat vijat kudo që është gabuar ose janë bërë lëshime.

“Nuk po flasim për korrektim për një pjesë të caktuar por gjatë gjithë vijës kufitare mendoj që sot duhet ta zhvillojmë debatin dhe mundësitë dhe angazhimet që do t’i merr grupi ynë punues.

Dhe të mos përsëriten gabimet, ajo që unë besoj se do të ishte e rëndësishme sot ta diskutojmë formimin e grupit punues dhe të analizojmë atë që këto grupe do ta bëjnë me njëra tjetrën”, ka shtuar ai.

“Nuk mjafton me nxjerr konkluzione dhe me thënë s’bon. Ne po i japim vendit disa mundësi, e para kemi mendu që me shku në arbitrazh, pra kjo marrëveshje e fundit mes presidentëve i jep një mundësi më të mirë se vetë arbitrazhi sepse e ulë Malin e  Zi edhe njëherë në tavolinë për më këqyr deri në detaje lëshimet që janë bërë kjo më mirë së në arbitrazh”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img