17.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Limaj godet rëndë KQZ-në: Institucion kaotik që po shkel ligjin në vazhdimësi

Lideri i Nismës Social demokrate, Fatmir Limaj është shprehur i zhgënjyer nga Komisioni Qendror Zgjedhor që sipas tij nuk ka administruar siç duhet gjithë procesin zgjedhor.

Ai tha se është i shqetësuar për administrimin e këtij procesi dhe se sipas tij është turp që një proces i cili nisi shumë mbarë nga qytetarët e Kosovës me votën e tyre, të përfundojë kësisoj.

“Shqetësime të cilat ne kemi ngritur në vazhdimësi, por kjo e fundit tregon se jemi në situatë të çuditshme të paparë deri më tani. Dita e zgjedhjeve e deri në mbyllje ishte ndër më të mirat, gjithçka shkoj sipas ligjit , pa raportim për shkelje serioze, qytetarët e kryen obligimin  tyre duke shpresuar që do të jenë zgjedhjet më të mira ndonjëherë në Kosovë.Deri këtu sa ishte në duar të qytetarëve ashtu shkoj siç edhe thashë, por problemet filluan të shfaqen n në moment të administrimit të procesit të votimit, duke u parë defektet e para, gabimet e para e problemet e para Nga të parat ishte çështja e formularit me defekte, dokument që formohet nga KQZ-ja për të administruar procesin zgjedhur. Ky formular kishte defekte serioz që pastaj në mënyrë zinxhirore krijuan probleme në bartjen e rezultateve. Në mbledhjen e saj KQZ- u pranua gabimi se pati defekte në formular , që ishte shpërndarë në çdo votim dhe procedimi i mëtutjeshëm me atë formular ishte gabim”, tha Limaj.

Tutje ai shtoi se për shkak të kësaj KQZ mori vendim që të rinumërojë mbi 800 votime.

“Kërkesa jonë ishte për shkak të gabimve të KQZ-së, ne kërkuam që të shkohet në rinumërim të plotë të të gjitha kutive të votimit dhe do të ishte në përmbushje me ligjin. KQZ-ja në vend që të pranojë gabimin në tërësi, e pranoj gabimin pjesërisht, në vend që të zgjidhë problemin, tentoi që me zgjidhe të përsëritshme të mbyllë këtë proces. KQZ më tepër u shqetësua për integritetin e saj se të procesit zgjedhur. Duke tentuar për të mbrojtur integritetin e saj, shkatërrojë integritetin e vetë si institucion, por edhe integritetin e gjithë procesit zgjedhor.E ka përcjellur keqadministrimin dhe standardet e dyfishta. Asnjëherë s’ka pasur më shumë keqadministrim se kësaj radhe. KQZ i iku administrimit të drejtë duke ikur nga detyra që i takon. Detyra kryesore e KQZ-së është të marrë vendime dhe të administrojë procesin zgjedhor sic i ka hije. Ikja nga vendimmarrja e KQZ-së ka dënuar integritetin e këtij institucioni dhe ka shkaktuar pasoja të pariparueshme të këtij procesi zgjedhor.Sot u pa se sa jo-serioze e konfuze ishte mbledhja e KQZ-së dhe u tregua më së miri se gjatë këtij procesi KQZ ishte jo-funksional dhe sot nuk patën përgjigje për situatën e krijuar.11 ditë pas procesit zgjedhor erdhën shumë vota, për më tepër kryetarja e KQZ-së deklaronte vazhdimisht që nuk merr vendime KQZ për tema të tilla, prandaj për çfarë merr vendime KQZ.Duke ikur nga përgjegjësia KQZ dhe duke mos marrë vendime për paktet e kontrabanduara nga Serbia dhe për votat nga Diaspora, KQZ ka shkelur ligjin në përgjithësi dhe nga shkelja e vazhdueshme ka ardhur si pasojë edhe vendimi i Supremes që në tërësi ka ndryshuar këtë ligj.Me çfarë po administrojmë me ligjin? Çfarë është votë dhe çfarë jo? Në gjithë këtë situatë që ka krijuar papërgjegjshmëria dhe sjellja jo ligjor e KQZ-së kemi ardhur në një situatë kaotike, ku ka dënuar procesin dhe integritetin zgjedhor, shtoi Limaj.

Ai theksoi se si koalicion kanë bërë ankesë për paketat kontrabandë të ardhura nga Serbia me datën 24 në PZAP dhe se përgjigja ishte se ankesa është e palejuar.

“Ne si koalicion kemi bërë ankesë për paketat kontrabandë të ardhur nga Serbia me datën 24 në PZAP. Përgjigja ishte se ankesa është e palejuar se është e parakohshme sepse sipas tyre KQZ nuk ka marrë vendim dhe nuk mund të ankoheni për atë temë, sepse s’keni ku ankoheni dhe pse. Duhet pritur rezultatet zgjedhore e pastaj të ankoheni. Më 29 kemi dërgu ankesë pas vendimit të Supremes se KQZ merr vendim edhe duke heshtur. Kemi riaktualizuar ankesën  e njëjtë, e tani thotë ankesa nuk mund të trajtohet se është e pafalshme dhe kjo gjendje kaotike është rezultat i sjelljes së papërgjegjshme i KQZ-së që nuk ka administruar këtë proces. Është fatkeqësi që ky proces që nisi kaq mirë në fund të vihet në pikëpyetje për shkak të keqadministrimit nga KQZ. Ne si subjekt nuk besojmë se ka qenë ndonjëherë këso situatë, mungon adresa nuk e dimë më se ku të drejtohemi në cilin ligj. Është vështirë të komunikohet, nuk dihet se cilit ligj ti referohemi sepse ka pas shkelje të vazhdueshme nga KQZ.Ne jemi duke përcjellur nga afër të gjitha ndryshimet që po ndodhin dhe heshtja në institucion dhe veprimi që pastaj kanë ndodhur tregon se këtu ka edhe veprime të qëllimshme që duan të rrënojnë integritetin e këtyre zgjedhjeve.Në institucionet ku Kushtetua i obligon të merren vendime e merren jashtë institucioneve që është  i obliguar, për paketat serbe nuk është marrë vendim në KQZ dhe ne me ligj do t’i denoncojmë gjithë shkelësit e ligjit”, tha ai./

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img