21.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Liberta Spahiu pozon ‘topless’ nga pushimet në Mykonos, merr vëmendjen me ekspozimin e linjave trupore

Prezantuesja e njohur shqiptare, Liberta Spahiu, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në ishullin Mykonos të Greqisë.

Ajo ndodhet atje bashkë me shoqërinë e saj, ndërsa ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa imazhe nga momentet e këndshme që po shijon në ishullin grek.

Në disa fotografi të publikuara së fundmi, Spahiu ka pozuar ‘topless’, duke treguar me krenari shpinën e saj dhe në përgjithësi linjat trupore.

Foto: Liberta Spahiu/Instagram

Dhe në njërën prej imazheve, prezantuesja e “Prive”-së pa hezitim tregoi pak edhe nga të pasmet e saj, ndërsa shijonte rrezet e diellit pranë pishinës.

Foto: Liberta Spahiu/Instagram

Liberta shquhet për linjat atraktive trupore dhe për paraqitjet me stil, gjë për të cilën është komplimentuar gjithmonë nga ata që e ndjekin në rrjetet sociale.

“Këtu shkon fjalia…ku rafsha, mos u vrafsha”, shkroi moderatorja e njohur në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Foto: Liberta Spahiu/Instagram

Ndonëse ka qenë shumë pak herë e komentuar për jetën e saj private, kohë më parë Liberta e kishte bërë tërthorazi të ditur në rrjetet sociale se nuk është beqare, por pa e zbuluar mashkullin që ndodhet në krahët e saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img