10.5 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Buy now

spot_img

Lëndohen dy persona në vendin e punës në Prizren, rasti po hetohet

Dy punëtorë në rrethana të panjohur kanë pësuar lëndime trupore në vendin e tyre të punës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:30 në rrugën “Transiti i Vjetër”, në Prizren.

Tutje në raport bëhet e ditur se njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Në rrethana të panjohura dy punëtorë meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore në vendin e tyre të punës. Ku njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa tjetri është liruar pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img