22.6 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj: Veprimet e SHBA-së kundër regjimit të Assadit më se të nevojshme

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj tha se pamjet e rënda që po transmetohen nga rajonet e luftës në Siri tregojnë që atje nuk janë duke u respektuar as minimalisht rregullat dhe konventat për mbrojtjen e civilëve.

Ai tha se veprimet e fundit të SHBA-ve kundër regjimit të Assadit janë më se të nevojshme për të parandaluar gjenocidin ndaj popullit të pambrojtur Sirian dhe për t’i dhënë fund kësaj luftë shkatërrimtare

“Pamjet e rënda që po transmetohen nga rajonet e luftës në Siri tregojnë që atje nuk janë duke u respektuar as minimalisht rregullat dhe konventat për mbrojtjen e civilëve. Vrasja e njerëzve të pambrojtur, e sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët që janë qenia me e pafajshme, duhet të dënohet me ashpërsinë me të lartë edhe veprimet por edhe ata që po i bëjnë ato. Veprimet e fundit të SHBA-ve kundër regjimit të Assadit janë mësë të nevojshme për të parandaluar gjenocidin ndaj popullit të  pambrojtur Sirian dhe për t’i dhënë fund kësaj luftë shkatërrimtare. Në këto momente jemi me popullin Sirian”!, shkruan Leka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img