19.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Buy now

spot_img

“Legjendë e klubit” – kështu e cilëson PSG, Neymarin

Paris Saint-Germain ka lansuar një video-mesazh për sulmuesin brazilian Neymar, pasi që ai kampletoi kalimin e tij në Al-Hilal

Pas lajmit për largimin e tij sot në mëngjes, PSG ka publikuar një video mesazh sentimental për Neymar.

31 vjeçari ju bashkua klubit duke u larguar nga Barcelonë më 2017 për një shumë rekorde parash dhe prej që ai kaloi në Ligue 1 fitoi pesë tituj të ligës me skuadrën nga kryeqyteti francez.

Me largimet e shumta, trajneri i ri Luis Enrique ka qenë i qartë se do ta përdorë fshesën këtë verë në Parkun e Princave.

Kylian Mbappe ende nuk është paraqitur për klubin në sezonin e ri, edhe pse pritet që të mbetet në kryeqytetin francez. Lionel Messi po ashtu është një nga të larguarit këtë verë, pasi që ai u largua në fillim të verës për në MLS në Amerikë duke nënshkruar me Inter Miami.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img