23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

“Le garagiste” fiton “Hyjneshën në fron” për filmin më të mirë

Ka përfunduar mbrëmë festivali pesëditor i filmit “Hyjnesha në fron” me ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Në këtë festival morën pjesë në garë 40 filma.

Filmi “Le garagiste” i regjisorit nga Kanadaja, Renee Beaulieu, siç transmeton KultPlus, ka fituar çmimin “Filmi më i mirë” i metrazhit të gjatë si dhe çmimin për aktorin më të mirë.
Kështu është bërë e ditur mbrëmë në ceremoninë përmbyllëse të festivalit “Hyjnesha në fron” në stacionin hekurudhor në Fushë-Kosovë.
Juria për filmat e metrazhit të gjatë, në përbërje: Agim Sopi, regjisor, Yaron Lapid , aktor dhe regjisor nga Britania-Izraeli, si dhe Moni Damevski, producent nga Maqedonia, kanë vlerësuar se filmi fitues shquhet me prezentimin e kushteve njerëzore, apo më konktretisht për portretizimin e personazhit i cili vuan nga një sëmundje vdekjeprurëse dhe për mënyrën se si e përballon ai.
Çmimin për Filmin më të mirë të metrazhit të shkurtë e fitoi “Shooting star” , të cilin e realizoi regjisori nga Bullgaria, Lyubo Yonchev. Anëtarë të jurisë për garën e filmave të metrazhit të shkurtë e përbënë; dramaturgu nga Kosova, Arian Krasniqi, aktorja Zethane Bahtiri dhe Arsim Haliti, regjisor. Përzgjedhja e filmit “Shooting star” si film më i mirë i festivalit është bërë për shkak të realizimit dhe trajtimit origjinal të një teme humane me dimensione universale, qasje profesionale në të gjitha komponentet e tij: skenar, regji, aktrim dhe kamerë.
Çmimi për skenarin më të mirë të filmit të metrazhit të shkurtë iu nda filmit italian “Nuvola”, në regji të Giulio Mastromauros.
Një tjetër çmim nga kategoria e metrazhit të gjatë, përkatësisht për Trashëgimi kulturore e fitoi filmi “Kurdistan, Kurdistan” në regji të Bulent Gunduz.
Çmimi për debutim e fitoi filmi i prodhimit japonez me regji të Keishi Suenagas “Inherit the Stars”.
Çmimi special, iu nda filmit “Train Station” një prodhim i “collabFeature”, në regji rekorde prej dyzet filmbërësve të ndryshme, çmimin në emër të të cilëve e pranoi Tiago de Carvalho.

Për skenarin më të mire” u shpërblye “Unnamed” i regjisorit nga Bangladeshi, Taquir Ahmed, i cili ishte i pranishëm në skenë kur pranoi dy statueta të hyjneshës, përfshirë tjetrën për regjisorin më të mirë në festival.
Çmimi për aktorin më të mirë e fitoi aktori Normand D’amour nga “La garagist”.
Me këtë rast drejtori Besim Ajeti duke e përmbyllur festivalin kërkoi që të realizohen dy qëllime: Kërkesa për pensionet kombëtare për artistët me kontribute të veçanta nga të gjitha fushat e artit, si dhe krijimi i hapësirës për bashkëpunim dhe miqësi ndërkombtare në Kosovë e në ‘Hn’F në edicionin e dhjetë nën menaxhim ndërkombëtar.
Pastaj skenën e amfiteatrit e pushtoi bendi “Jericho” i cili performoi drejtpërdrejt për publikun e pranishëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img