11.6 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

LDK: U mbesim borxh familjes Jashari e të gjithë të rënëve që ta ndërtojmë Kosovën ashtu siç deshën ata

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), njofton se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për liri.

“U mbesim borxh gjithë familjes Jashari e të rënëve gjithandej vendit që ta ndërtojmë e ta bëjmë Kosovën tonë ashtu siç deshën ata”, thuhet tutje në njoftimin e LDK-së.

“Datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 shënojnë ngjarjen më kulminante dhe më të lavdishme të luftës dhe rezistencës së familjes Jashari ndaj sulmeve të egra nga makineria serbe, e me këtë ngjarje shënojnë dhe luftën e Kosovës për liri e çlirim”, njofton LDK-ja.LDK ka thënë se rënia heroike dhe sakrifica sublime e familjes Jashari ishte “kambanë dhe dëshmi e përpjekjes tonë kolektive shekullore për liri”.

Partia opozitare ka theksuar se komandanti legjendar Adem Jashari e Hamëz Jashari dhe familja Jashari mbesin udhërrëfyes dhe shembull unikat në botë për gjenerata të tëra.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img