19.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

LDK Suharekë: Kemi mbledh nënshkrimet për vendosjen e shtatores së ish-presidentit Rugova në sheshin e qytetit

Në fund të muajit shkurt, dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë, ndërmori iniciativën e mbledhjes së nënshkrimeve nga qytetarët për vendosjen e shtatores së ish-presidnetit Ibrahim Rugova në sheshin e këtij qyteti, dhe tani kanë arritur një qëllim të tillë, pra të sigurojnë nënshkrimet e nevojshme për realizimin e synimit të tyre

E për këtë çështje, për Gazetën Metro ka folur Selman Kolgeci, Këshilltar i Kuvendit Komunal të Suharekës nga LDK, dhe ka treguar se janë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për vendosjen e shtatores së Rugovës në sheshin e këtij qyteti.

“Këtë peticion e kanë nënshkruar rreth 6000 qytetarë nga 2000 sa kërkohet me statut të komunës për ta trajtuar këtë çështje, me ç’rast i falenderoj qytetarët që e kanë dhënë pëlqimin për vendosjen e shtatores së presidentit”, tha ai.

Kolgeci thotë se kanë arsye të veçanta se përse duan që shtatoren e ish-presidentit ta kenë në zemër të qytetit të tyre.

“Thellësisht të bindur se figura e presidentit historik Ibrahim Rugova gëzon nderim dhe respekt të madh tek qytetarët e komunës sonë, falënderues për veprën dhe kontributin e tij në krijimin e shtetit të Kosovës, konsiderojmë se vendosja e shtatores në sheshin që me krenari mbanë emrin e tij do ti bënte nder qytetit të Suharekës”, theksoi ai.

Asambleisti Kolgeci tregon më tutje angazhimet e tyre për këtë çështje, të cilët më parë rezultuan të pasukses, pasi që kjo parti në këtë qytet është ën opozitë.

“LDK përmes asambleistëve të sajë ka tentuar dy herë që ta vendosë në rend dite këtë çështje dhe ta shqyrtoj në Kuvendin e Komunës sone(në mbledhjen e rregullt dhe të jashtëzakonshme), por pa sukses, tha ai.

E me që atyre iu kishte pamundësuar një propozim i tillë në Kuvendin e Komunës, Kolgeci thotë se kanë shfrytëzuar mekanizma të tjerë ligjorë që të çojnë përpara synimin e tyre.

“Të gjendur në këtë situatë, duke ju referuar nenit 23 (23.1, 23.2 , 23.3, 23.4, 23.5 dhe 23.7 ) të Statutit të Komunës së Suharekës, nenit 69 të Ligjit për Vetqeverisjen Lokale 03/L-040, dega e LDK-së në Suharekë ka organizuar nënshkrimin e peticionit nga qytetarët të registruar në listën e votuesve të komunës sonë”, tergon ai.

Kujtojmë që kjo parti, në fund të muajit të kaluar, me një postim në rrjetin social Facebook, kishte njoftuar se kanë filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për vendosjen e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në sheshin e qytetit të Suharekës.

“Sot, në sheshin “Ibrahim Rugova”, bashkë me strukturat tona e shumë qytetarë filluam edhe zyrtarisht Peticionin për vendosjen e shtatorës së presidentit Dr. Ibrahim Rugova në sheshin e qytetit.
Qytetarët në numër të madh po e nënshkruajnë këtë peticion dhe pritet që shumë shpejt të përmbyllet suksesshëm ky proces”, thuhet në postimin e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img