0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

LDK nuk proteston para Komunës së Prishtinës

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të protestojë para Komunës së Prishtinës ashtu siç ishte paralajmëruar, por vetëm ka dashur të ironizojë me qeverisjen komunale për punimet pa kriter. Kështu kanë deklaruar zyrtarët e LDK-së, sipas të cilëve, kjo parti është institucionaliste dhe nuk e ka zgjedhur rrugën për protestim.
Në anën tjetër, nga zyra e kryetarit të Prishtinës, gjithçka që flitet prej tyre është për të shpërqendruar vëmendjen publikut nga çështje nacionale.
Asamblisti i LDK-së, Flamur Shala, i ka thënë “Zërit” se thirrja për protesta ka qenë ironizim. “Nuk është thirrje për protesta, më shumë është ironizim me protestat që po organizohen, që të njëjtat të mbahen edhe para Komunës së Prishtinës, kundër punësimit të paligjshëm që bëhet”, ka thënë Shala.

Sipas tij, partia që ai i takon është parti institucionaliste dhe nuk organizon protesta. “LDK nuk organizon protesta… dhe vetëm reagimi ynë politik është protesta jonë e vetme”, tha ai.
Për Shalën, punësimet e bëra nga “Vetëvendosja” në Komunën e Prishtinës, të cilat i ka pasqyruar edhe Auditori i Përgjithshëm janë tërësisht të paligjshme. “Sipas informacioneve të mia, numri i të punësuarve me kontratë mbi vepër, i paraqitur nga Auditori i Përgjithshëm është rritur së fundi, që shkon mbi 290 persona”, tha ai, transmeton zeri.info.
I pyetur për heshtjen e LDK-së për rastin e publikimit të përgjimeve, apo të njohura si “Pronto 2”, e për të njëjtat keqpërdorime akuzojnë “Vetëvendosjen” në Komunë, Flamur Shala tha se “nuk kemi heshtur për Pronton duhet që çdo rast i keqpërdorimit të hetohet nga drejtësia”, ka përfunduar ai.
Për shefen e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Fitore Pacolli – Dalipi, thirrja për protesta është vetëm përpjekje për të hequr vëmendjen e opinionit publik nga tema nacionale, siç është shprehur ajo në tema të trilluar nga LDK-ja.
Sipas saj, kjo lidhet me çështjen e demarkacionit dhe të shtatëdhjetë dosjeve të dërguara në prokurori për keqpërdorimet e tyre gjatë qeverisjes së LDK-së.
“Tashmë LDK-ja përmes manipulimeve, trillimeve provon ta humbë si të them vëmendjen e publikut te veprat e tyre që kanë bërë, te keqmenaxhimi që po e bën në nivelin qendror, si dhe në atë lokal që e ka bërë në vitet e kaluara. Kështu që bashkëpunimi i LDK-së dhe PDK-së, sipas saj, është një përpjekje për t’i mbuluar aferat ‘Pronto’ që po dalin çdo ditë dhe ne po i shohim keqpërdorimet e tyre që po dalin çdo ditë.
E pyetur nga “Zëri” për numrin e të punësuarve, që sipas zyrtarit të LDK-së, shkon mbi 290, Fitore Pacolli – Dalipi, ka thënë: “Çka do që flet Shala, vetëm shpik numra, të cilët i thotë ashtu sepse dikush tjetër i ka thënë. Unë po të flas me të dhënat të cilat i kemi, nëse bën një llogaritje vetë, janë automatikisht mbi 100 punëtorë për shkak të projekteve të cilat i përmenda, është kuzhina qendrore, që ka mbi 50 punëtorë, legalizimi mbi 30 punëtorë dhe artistët të cilët janë angazhuar”.
Sipas saj, në Kuzhinën Qendrore ka punëtorë që janë nga viti 1974, por tani paguhet me kontratë mbi vepër që kur ajo iu është marrë kontraktuesit “Beni Dona” e afërt me LDK-në, si pasojë e keqmenaxhimit dhe keqtrajtimit të punëtorëve, e për të cilën kanë marrë edhe miratimin e Inspektoratit të Punës.
Sipas saj, është Ministria e Financave që duhet të miratojë konkurset, për t’i punësuar me kontratë të rregullt.
“Nuk mundesh me hap konkurse për shkak se Ministria angazhimin e punëtorëve në mënyrë të rregullt, përmes konkursit të rregullt ta bllokon. Ata angazhohen në bazë të specifikave që duhen për punë”, ka përfunduar ndër të tjera Pacolli – Dalipi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img