17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

LDK në Gjilan shpall zgjedhjet e brendshme: Haziri i fton veprimtarët e aktivistët për pjesëmarrje

Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se dega e kësaj partie atje ka shpallur zgjedhjet e brendshme në qershor.

Haziri ftoi të gjithë veprimtarët e aktivistët e kësaj partie në Gjilan që të marrin pjesë në këtë proces.

“Pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm, respektivisht vendimit të kryetarit Abdixhiku për të organizuar zgjedhjet e brendshme të të gjitha strukturave, Dega e LDK-së ka shpallur zgjedhjet gjatë qershorit për komunën e Gjilanit”.

“Ftoj të gjithë anëtarët e regjistruar, pa dallim, dhe ata që ende nuk janë regjistruar, që të marrin pjesë në këtë proces, përfshirë veprimtarë, aktivistë dhe grup mosha të reja që përfaqësojnë komunitet e interesa të caktuara për zhvillimin e qytetit tone, në kuadër të politikave të LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Gjilan.

Haziri ka falënderuar të gjithë njerëzit të cilët sipas tij, kanë qenë përfaqësues në nivel lokal e qëndror për kontributin e dhënë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img