12.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Latifi viziton Klinikën e Infektives, thirrje qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i shoqëruar nga zëvendësministri Arsim Berisha dhe drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, vizituan sonte Klinikën e Infektives dhe Klinikën e Pediatrisë në QKUK, ku nga drejtuesit e këtyre klinikave dhe ekipet kujdestare u njoftua për punën aty dhe trajtimin e rasteve me COVID-19.

Latifi i falënderoi mjekët dhe infermierët për punën që po bëjnë në trajtimin e të prekurve nga coronavirusi dhe u njoh me ecurinë e rasteve që po trajtohen aty.

Arben Vishaj, drejtor i Infektives, tha se brenda 24 orëve të fundit në këtë klinikë ka pasur shtatë raste të pranuara me COVID-19 dhe gjashtë të shëruar, derisa nga 54 pacientë sa aktualisht janë në këtë klinikë, katër prej tyre janë në mjekimin intensiv.

Në Klinikën e Pediatrisë, drejtoresha Violeta Grajçevci Ukaj tha se për momentin në klinikë janë duke u trajtuar katër fëmijë me COVID-19 dhe se personeli është i organizuar për të menaxhuar rastet.

Ministri Latifi tha se puna e profesionistëve shëndetësor është një shembull i përkushtimit për ta menaxhuar sa më mirë çdo rast me COVID-19 dhe bëri thirrje popullatës që të vaksinohen dhe t’i zbatojnë masat në fuqi me qëllim që punë e mantel-bardhëve të lehtësohet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img