9.2 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Lajmi i Fundit: Vdes edhe personi i katërt nga aksidenti i mbrëmshëm në Mramor

Policia ka njoftuar se ka vdekur edhe personi i katërt nga aksidenti që ndodhi mbrëmë në fshatin Mramor, ku ishin të përfshira tri vetura, në mesin e të cilave edhe eskorta e ambasadores së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se ka ndërruar jetë edhe personi i katërt, nga aksidenti që ndodhi mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Gjilan. Në njoftimin e Policisë thuhet se dy persona kanë ndërruar jetë në vendngjarje, e dy të tjerë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosoëvs.

“Rr. Nacionale Prishtinë-Gjilan (Mramor), 16.11.2018-17:12. Raportohet aksident trafiku me përfshirjen e tri automjeteve; dy automjete me tabela vendore dhe një automjet me tabela diplomatike. Si pasoj e aksidentit në vendin e ngjarjes jetë ka ndërruar njëri vozitës mashkull dhe një pasagjere femër K/Shqiptare, ndërsa dy pasagjerët, një mashkull dhe një femër K/Shqiptar, kanë ndërruar jetë në QKUK-ë”, thuhet në raportin e Policisë.

Në raport thuhet se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona tjerë të përfshirë në aksident, shtetas të Kosovës dhe Turqisë. Policia thotë se me vendim të Prokurorit, katër trupat e pa jetë janë dërguar për obduksion në IML. Derisa thonë se rasti po hetohet nga nga njësitet kompetente policore.

“Gjithashtu si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona tjerë të përfshirë në aksident, 4 (katër) persona dy meshkuj dhe dy femra turq/shtetas të R. Turqisë, si dhe dy persona meshkuj K/Shqiptar. Të gjithë të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor në QKUK. Rastit ju kanë përgjigjur njësit relevante Policore, Prokurori i shtetit etj. Me vendimin e Prokurorit, katër  trupat e pa jetë dërgohen për obduksion në IML. Rasti po hetohet nga nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftim.

Personat që kanë vdekur në këtë aksident janë; Agron Shala, 22 vjeç,  Arife Shala, 88 vjeç  dhe Elfete Rashiti, 65 vjeç.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img