15.7 C
Pristina
Friday, October 4, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak: Takimin e parë Kurti-Vuçiq mund ta presim shumë shpejt

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se takimi i parë midis kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të ndodhë brenda disa javësh.

Ai thotë se është inkurajuar nga vizita e fundit në Prishtinë dhe Beograd, ku, siç shprehet, ka marrë garanci se udhëheqësit janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun.
Me Kurtin në krye të delegacionit të Kosovës, Lajçak beson se ekziston një situatë e re, sepse, sipas tij, të dy bartësit e dialogut tani kanë mandat shumë të fuqishëm, ndërsa të premten e kaluar, Këshilli Evropian ka zgjatur mandatin e Lajçakut deri në gusht të vitit 2022.

“Mendoj se takimin e parë mund ta presim shumë shpejt, pa shtyrje të panevojshme. Kosova, ashtu siç jemi marrë vesh edhe me zotin Kurti, duhet të përfundojë me krijimin e institucioneve. Ka mbetur tani edhe zgjedhja e presidentit dhe përgatitja e ekipit të ri. Pas kësaj, presim që ata të jenë të gatshëm. Ai [Kurti] më ka thënë se është i gatshëm të vijë në Bruksel, për t’u takuar me presidentin Vuçiq. Vuçiq më ka thënë se është i gatshëm të vijë kurdo që të ftohet.

E rëndësishme është se gjatë qëndrimit tim të fundit në Prishtinë dhe Beograd, partnerët më kanë konfirmuar se e dinë mirë rëndësinë e dialogut dhe se janë të gatshëm të vazhdojnë me këtë proces. Natyrisht se dialogu është jo vetëm [proces] i normalizimit të marrëdhënieve, por edhe platformë ku zgjidhen problemet që sjell jeta.

Po, kemi ekip të ri dhe kur jam takuar me zotin Kurti në Prishtinë, më ka thënë se duhet të njoftohet me tërë procesin, me atë që është rënë dakord dhe ky ka qenë edhe një nga qëllimet kryesore të vizitës sime. Jemi pajtuar që të takohemi edhe një herë pasi të njoftohet [me procesin], në mënyrë që të merremi vesh se si të vazhdojë procesi”.

Ai tha se pret takimin e radhës, për të diskutuar se në çfarë forme do të vazhdohet sepse ajo që është dakorduar, është dakorduar nga Qeveria e kaluar.

“Duhet të shohim se në çfarë mase do të identifikohet Qeveria e re me atë që është rënë dakord, apo do të vijë me propozime të reja. Natyrisht se agjenda, përmbajtja e bisedimeve përcaktohet nga dy palët, Prishtina dhe Beogradi.

Kemi pasur një periudhë mjaft produktive midis korrikut dhe shtatorit të vitit të kaluar. Pastaj, situata politike në Kosovë nuk ka qenë e tillë që të lejonte vazhdimin e bisedimeve për këto tema. Tani, siç e thashë, kemi garanci se të dyja palët janë të gatshme të vazhdojnë.

Nuk kemi kohë për të humbur, sepse kalendari politik është i tillë që nuk ka zgjedhje të mëdha, nuk ka në Serbi, ka zgjedhje lokale në Kosovë në vjeshtë. Kështu që, duhet ta shfrytëzojmë këtë kalendar politik dhe, siç e thashë, t’iu qasemi bisedimeve pa shtyrje. Kryeministri Kurti i ka marrë këto mesazhe nga partnerët e tij evropianë, nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, [Josep] Borrell. Ai e di se kjo [vazhdimi i dialogut] pritet nga ai”.

“Unë kam thënë se nuk duam asgjë në mënyrë artificiale; natyrisht se duhet të formohen të gjitha institucionet e nevojshme. Kemi Qeverinë, kemi Kuvendin dhe duhet të zgjidhet edhe presidenti [i Kosovës]. Mendoj se kemi edhe bashkëbiseduesin kryesor. Në ekip, mendoj se do të mbeten pak a shumë edhe njerëz që e kanë udhëhequr këtë proces deri tash – pra, ajo përvoja historike. Andaj, mendoj se nuk ka arsye që të mos vazhdojmë brenda disa javësh”.

Lajçak ka folur edhe rreth çështjes së Asociacionit.

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img