16.6 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak pas takimit me Kurtin: Kemi një mirëkuptim sa i përket draft – statutit të Asociacionit

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është prononcuar për media pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Lajçak ka thënë se me Kurtin kanë diskutuar për draft-statutin e Asociacionit dhe kanë pasur mirëkuptim për këtë proces.

“Kemi diskutuar se si Bashkimi Evropian e sheh procesin e hartimit të draft-statutit në detaje me Kryeministrin dhe besoj se kemi një dakordim mbi këtë proces”, ka thënë Lajçak.

Ai ka thënë se për këtë çështje do të jetë nesër edhe në Serbi për vizitë zyrtare dhe të hënën në Bruksel do të takohet me kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

“Është shumë e rëndësishme që të kemi një mirëkuptim për hapat që do të marrim dhe patëm një diskutim të rëndësishëm. Të njëjtin do ta kem edhe nesër në Beograd dhe do të takoj dy kryenegociatorët, Bislimin dhe Petkoviq të hënën në Bruksel. Të dy palët duhet të përkushtohen në normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Lajçak.

Sipas emisarit të BE-së palët mund të kenë ose normalizim ose konfrontim, por duhet të fokusohen në normalizim dhe të shmanget çdo eskalim.

“Mund të keni vetëm normalizim ose konfrontim dhe ne duam të fokusohemi plotësisht në normalizim prandaj duam të shmangim ndonjë eskalim, kjo nuk është në interesin e askujt”.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në mbrëmje do ta vizitojë Mitrovicën e Veriut për ta parë edhe situatën në terren.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img