19.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak: E kemi një plan për vazhdimin e dialogut, e diskutuam me Kurtin – por s’mund të jap detaje

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirolav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se BE-ja e ka një plan se si të vazhdohet me procesin e dialogut.

Por ai ka deklaruar se se nuk mund të japë më shumë detaje.

“Gjithmonë kemi një plan, pra po kemi një plan. E kemi diskutuar me kryeministrin Kurti dhe do ta diskutojmë me presidentin Vuçiq. Nuk mund të hyjë në hollësi në këtë moment. Nuk ka alternativë ndaj dialogut sepse dialogu sjell normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe hap shtegun e BE-së për të dyja vendet”, deklaroi Lajçak.

Ai ka përsëritur se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet sa më shpejt.

Emisari evropian ka shtuar se pa formimin e Asociacionit, Kosova nuk mund të bëjë përparim drejt rrugës për në Bashkimin Evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img