10.9 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak e Escobar: Marrëveshja gjithëpërfshirëse është urgjente

Dy emisarët për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, amerikani Gabriel Escobar dhe evropiani Mirosllav Lajçak, në një intervistë të përbashkët dhënë medieve serbe, kanë thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse është urgjente për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Sipas tyre, e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë është në Bashkimin Evropian, por vetëm pas normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Dy emisarët për dialogun Kosovë-Serbi, evropiani Mirosllav Lajçak dhe amerikani, Gabriel Escobar kanë deklaruar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse është urgjente për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, derisa kanë rikujtuar se dyert e BE-së janë të hapura për të dy shtetet ballkanike.

Emisari Lajçak ka thënë se ai flet gati çdo ditë me udhëheqësit e të dy vende për të shmangur tensione.

‘Ajo që mund të them është se një marrëveshje gjithëpërfshirëse normalizimi është urgjente sepse status quo-ja nuk është e qëndrueshme ? është koha për ta çuar këtë proces në një përfundim të suksesshëm. Dialogu zhvillohet nën përkujdesjen e BE-së, por të dyja palët kanë pronësi të barabartë mbi të. Në të gjitha negociatat për çështje të vështira, të dyja palët do të marrin disa nga ato që duan dhe do të duhet të bëjnë kompromis për çështje të tjera dhe të dyja do të duhet të pranojnë marrëveshjen’, ka thënë Lajçak.

Edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar, ka thënë se dy shtetet duhet të ndjekin diskursin që Kosova dhe Serbia janë Evropë dhe të shikojnë drejt mundësive që i sjell shekulli 21.

‘Mendoj se duhet të largohemi nga rrëfimet se Kosova është Serbi dhe të themi se Kosova dhe Serbia janë Evropë. Dhe kështu, ju keni një të ardhme të përbashkët dhe ajo e ardhme po largohet me shpejtësi nga problemet e viteve nëntëdhjeta dhe po shkon shpejt drejt mundësive të shekullit të 21-të. Për këtë rajon, shekulli i 21-të do të jetë shekulli i mundësive ekonomike, do të jetë ai në të cilin Ballkani Perëndimor do të bëhet shtytës i rritjes për Evropën, për të gjithë kontinentin’ u deklarua Escobar në intervistën e përbashkët me Lajçak, përcjell RTK.

Emisari Escobar ka shtuar se edhe liderët e rajonit kanë gjithashtu përgjegjësinë e tyre për të qenë në gjendje të kryejnë reformat demokratike që janë të nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img