15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Ky shtet regjistron ditën më të nxehtë të tetorit në 200 vjetët e fundit

Të martën në Austri temperaturat kanë shkuar deri në 30.3 gradë celsius, që është dita më e ngrohtë në tetor në 257 vitet e mbledhjes së të dhënave.

Sipas Institutit Federal për Gjeologji, Gjeofizikë, Klimatologji dhe Meteorologji, rekordet e reja të tetorit u arritën të hënën dhe të martën në 87 stacione matëse në të gjithë vendin.

Sipas “GeoSphere Austria”, rekordet e mëparshme provinciale u vendosën në Austrinë e Epërme dhe Salzburg, me 28.6 gradë celsius në Ëeyer dhe 28.3 gradë celsius në Salzburg-Freisaal, përcjell albinfo.ch.

Edhe muajin e kaluar, autoriteti zbuloi se ishte shtatori më i ngrohtë në historinë e të dhënave. Sipas të dhënave, mesatarja mujore ishte 3.2 gradë celsius më e ngrohtë se mesatarja nga viti 1991 deri në vitin 2020.

Në fillim të shtatorit, shërbimi i BE-së për ndryshimet klimatike Copernicus raportoi se kjo verë ishte më e ngrohta në botë që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në vitin 1940, përcjell albinfo.ch.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img