13.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Ky është viktima qe u vra në Shkodër

Një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri të raportuara këtë të diel në Shkodër.

Erjon Xhenjo është i riu i cili ka mbetur i vrarë pas të shtënave. Ai është qëlluar me breshëri plumbash.

Autorët kanë qenë me motoçikletë dhe janë futur në një rrugicë dytësore duke u larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Në momentin që ka ndodhur vrasja i riu ishte brenda lokalit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve./Prishtinapress/

https://www.prishtinapress.net/hajde-ne-shtepi-po-erresohet-cfare-i-tha-babai-te-birit-para-vrasjes/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img