23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Ky është Ramush Haradinaj në klasën e katërt, me këtë foto ai e uron 7 Marsin

Duke publikuar një fotografi nga klasa e katërt, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar 7 Marsin.

Ai thotë se ka respekt për të gjithë mësimdhënësit për punën e tyre, derisa shton se gjatë historisë së popullit tonë, ishin mësimdhënësit ata që brumosën breza të tërë për ngritjen e ndërgjegjës kombëtare

“Mësonjëtorja e Korçës – shkolla e parë kombëtare e gjuhës shqipe në viset shqiptare e hapur më 7 mars 1887, është njëra prej ngjarjeve që e ka bërë kthesën e madhe në realitetin tonë, në vazhdimësinë tonë si shqiptar, si dhe në ruajtjen e gjuhës e vlerave tona.

Gjatë historisë së popullit tonë, ishin mësimdhënësit ata që brumosën breza të tërë për ngritjen e ndërgjegjës kombëtare. Janë pikërisht mësimdhënësit tanë që edhe në kohë të errëta të robërisë nuk reshtën së punuari në përhapjen e diturisë, duke u bërë udhërrëfyes për shumë gjenerata në përpjekjet tona për liri e pavarësi.

Si shoqëri, duhet ta rrisim edhe më tej ndërgjegjësimin për rolin jetik që mësimdhënësit japin çdo ditë për arsimimin dhe zhvillimin e gjeneratave .

Mirënjohje e respekt për gjithë mësimdhënësit për punën e tyre!

Urime 7 Marsi!

(Fotografi nga klasa ime e IV, ku janë edhe mësuesit Bajram Çekaj, Nife Haskaj dhe Miftar Çekaj.)”, shkruan Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img