18.1 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Ky është punëtori i RTK-së i arrestuar për rrahjen brutale – Policia e konfirmon incidentin

Gazeta Sinjali raportoi sonte për një përleshe që ndodhi sonte në bufenë e RTK-së, që dyshohet se eskaloi pas një mosmarrëveshje momentale mes një punëtori të televizionit dhe një kamerieri. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia tashmë, ndërkohë që është zbuluar se kush është i dyshuari. 

Siç mëson Sinjali, i dyshuari që u përfshi në rrahje është Mirsad Bajraktari, punëtor i Teknikës, ndaj të cilit është urdhëruar masa e ndalimit policor. 

Sipas informacioneve të para, rrahja ka qenë brutale dhe viktima ka pësuar frakturë në hundë.

Nga Policia e kanë konfirmuar incidentin për Sinjalin dhe kanë bërë me dije se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img