12.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi mblidhet sot, diskutohet për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit


Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot nga ora 10:00. Në këtë seancë do të mbahet edhe debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit, raporton Express.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ditë më parë ka njoftuar se LDK ka thirrur këtë debat parlamentar për marrëveshjen që është përkrahur edhe nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden.

Gashi ka deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, të mbajtur javën e kaluar, se në debat do të diskutohet se cilat janë veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë për këtë marrëveshje.

“Kjo marrëveshje është marrëveshje në favor të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës. Kjo marrëveshje duhet të zbatohet. Presim që të mërkurën të jetë prezent edhe kryeministri Kurti dhe ish-kryeministri Hoti”, ka thënë Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img