19.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi i Shqipërisë e nis me kaos sesionin e ri parlamentar, opozita pengon Presidentin të mbajë fjalën

Me kaos e ka nisur sesionin e ri parlamentar Kuvendi i Shqipërisë.Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka anuluar fjalimin e tij që do të mbante nga foltorja e Kuvendit, për shkak të kaosit të krijuar në sallë nga deputetët e opozitës.Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i kërkoi disa herë Gazment Bardhit dhe deputetëve të opozitës që të uleshin në vendet e tyre që t’i jepnin mundësinë Presidentit të mbante fjalën e tij në parlament drejtuar qytetarëve të Shqipërisë.Duke para mungesën e bashkëpunimit nga ana e deputetëve, Nikolla njoftoi se Presidenti nuk do të mbajë fjalën në Kuvend.“Ndjesë Presidentit të Republikës, pasi për shkak të opozitës pamundësohet që të mbahet fjala e tij për qytetarët para Kuvendit të Republikës”, tha Nikolla.Ndërkohë që Presidenca ka njoftuar se kreu i shtetit do ta mbajë fjalën e tij nga institucioni që ai drejton.“Në pamundësi për të drejtuar mesazhin e tij në celje te sesioni parlamentar  nga salla e Parlamentit, Presidenti i Republikës, Sh.do te jape kete mesazh per shqiptaret nga Presidenca ne oren 18.00. Jeni te ftuar ta ndiqni ne Presidence”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img