25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila: Ndërkombëtarët po i prezantojnë kërkesat e Serbisë si të tyre

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po i artikulon dhe prezanton kërkesat e Serbisë si të sajat.

Sipas Kusari-Lilës, nga kërkesa për tërheqje të kryetarëve nga objektet komunale, deri te mbajtja e zgjedhjeve janë kërkesa që i ka shtruar Serbia.

“Problemi ka filluar dhe është betonuar në momentin kur këto javëve të fundit bashkësia ndërkombëtare ka filluar t’i artikulojë dhe t’i prezantojë kërkesat e Serbisë si të vetat. Te tërheqja e kryetarëve, tërheqja e Policisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve. Kemi ardhur në këtë pikë sepse procesi zgjedhor është shtyrë një herë në një proces katërmujor. Pastaj është shtyrë certifikimi i zgjedhjeve. Kemi ardhur në një pikë që ne duhet ta kemi një garanci që kemi shanse t’i kthehemi normalitetit me këta qytetarë të Republikës sonë”, ka thënë ajo në KTV.

Kusari-Lila ka thënë se Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare kanë destinacion e parime të njëjta, por se Kosova me raste “po anashkalohet pothuajse nuk ekziston, në kuptimin e asaj që po thotë”.

“Sot e kemi pas një diskutim ku deklarova se po krijohet bindja se jemi në dy tunele, të ndara që s’kanë komunikim, në këtë rast ne me ndërkombëtarët, që kemi destinacion të njëjtë e parime të njëjta, por s’ka interaksion se a po përceptohemi saktë për arsye se po komunikojmë, por në njëfarë mënyre po anashkalohemi komplet pothuajse nuk ekzistojmë në kuptimin e asaj që po e themi. Po e argumentojmë deri në detaje që duhet të jemi të vetëdijshëm për gabimet që kanë ndodhur, për gabimet që na kanë kushtuar si vend, për gabimet një pjesë të të cilave i kemi trashëguar, por ndoshta edhe gabime të reja që kemi bërë. Por për të cilat edhe BE-ja ka përgjegjësi të madhe, në raport në veçanti me procesin e dialogut”, ka thënë Shefja e deputetëve të VV’së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img