8.8 C
Pristina
Monday, October 7, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Vjeshta do të jetë e mbushur me protesta

Albin Kurti ka thënë se vjeshta do të jetë e mbushur me protesta, të ngjashme me ato të 9 janarit e 17 shkurtit, të cilat u konsideruan si më masivet të mbajtura në Kosovën e pasluftës.
Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, ish-kryetari i subjektit më të madh opozitar, pak orë pasi kolegët e tij partiakë rikthyen gazin lotsjellës në mbledhjen e Komisionit për punë të jashtme, ka shprehur optimizmin se do të arrijnë ta ndalin kalimin e Marrëveshjes së demarkacionit, kurdo që ajo vihet në rend të ditës. Por ka pranuar se do ta kenë më vështirë për shkak të situatës brenda kampit opozitar. Kurti madje ka kritikuar AAK-në dhe Nismën për pasivitet dhe për flirtim me partitë në pushtet. E ka quajtur naivitet të pritet nga deputetët e koalicionit të votojnë kundër marrëveshjes. Ish-lideri i “Vetëvendosjes” ka thënë se versioni aktual i demarkacionit është edhe krim, edhe tradhti. “Ky lloj demarkacioni me Malin e Zi, nëse do të ratifikohej në Kuvend, shndërrohet në një armë të fuqishme të Serbisë për sulmet e saj të ardhshme mbi kufijtë e Kosovës”, ka thënë Kurti.
Sa u përket deklaratave të ambasadorit amerikan, shteti i të cilit mbështet versionin qeveritar për demarkacionin, Kurti është shprehur se nuk e kanë problemin me deklaratat e ndërkombëtarëve, “por me tradhtinë vendase”. Ai ka thënë se nuk mund të pritet që ambasadorët do të dalin kundër kësaj Qeverie, “e cila e bëri një marrëveshje të tillë kriminale”.
Në intervistë Kurti ka folur edhe për përgjimet e publikuara, si dhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img