18.3 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Kurti ua prezanton Fondin Sovran përfaqësuesve të organizatave dhe bizneseve

Kryeministri Albin Kurti mori sot pjesë në prezantimin e Fondit Sovran para përfaqësuesve të organizatave dhe bizneseve.

Objektivat, organizimi dhe ndërlidhja e bizneseve private me Fondin Sovran, ishin çështje kryesore që u trajtuan në këtë tryezë.

Ndërmarrjet publike së bashku me 24 mijë asete tjera do barten nga qeveria në Fond, që do të rrisë mundësinë e investimeve dhe përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre.

170 shtete të botës, nga rreth 200 sa janë gjithsej, tashmë kanë fonde sovrane. Trendi më i lartë i formimit të fondeve sovrane është shënuar në fillim të viteve 2000. Dy dekada pas, Kosova do të jetë pjesë e shumicës së botës dhe e trendit global.

Me 7 maj, u mbajt konferenca për themelimin e Fondit Sovran. Konsultimet publike për Projektligjin për Fondin Sovran tashmë kanë përfunduar dhe shpejt do të miratohet në Qeveri. Fondi Sovran është projekti më i madh ekonomik ndonjëherë në vend.

Pjesëmarrja e Kurtit në këtë event, u  bë përkrah kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, drejtuesit të grupit punues të Koncept-dokumentit për Fondin Sovran, profesor Besnik Pula dhe Koordinatores së Grupit Punues Juridik të Fondit Sovran, Rrezarta Pllana.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img