11 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Qëndresa në Gllogjan i dha Serbisë mesazhin e fuqishëm se Kosova nuk nënshtrohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar dhe nderuar tre dëshmorët, Himë Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj.

Kurti ka thënë se Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë e popullit për çlirim.

“Kushtrimi i lirisë dhe lufta çlirimtare në Dukagjin nisi më 24 mars 1998. Bashkë me guximin e familjes Haradinaj, Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë e popullit tonë për çlirim. Qëndresa në Gllogjan i dha Serbisë mesazhin e fuqishëm se kulla nuk gjunjëzohet, se Kosova nuk nënshtrohet”, ka shkruar ai.

“Sot kujtojmë dëshmorët e Epopesë së Dukagjinit, Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj. Sakrificën e tyre e nderojmë ҫdo ditë me respektin më të lartë. Duke kujtuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, po e zhvillojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës. 26 vite më vonë, ushtrinë e shtetit e kemi më të fuqishme e më të pajisur, më të përgatitur e më të madhe se asnjëherë më parë. Krahas rritjes së buxhetit, shtimit të investimeve në armatim, sivjet ushtrisë sonë do t’i bashkohen edhe 600 rekrutë të rinj. Ideali i dëshmorëve, përparimi i vendit dhe liria e popullit po jetësohet dhe po jetohet për çdo ditë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë të rënët për çlirimin e Kosovës!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img