13 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

spot_img

Kurti pret në takim ambasadorin britanik, ZKM s’jep detaje për bisedën

Kryeministri Albin Kurti sot ka pritur në takim ambasadorin britanik Nicholas Abbott në Qeveri.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për këtë takim, por se nuk ka dhënë detaje mbi bisedën e zhvilluar mes tyre.

“Pas takimit që më 26 qershor Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly në Londër, sot priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott. Marrëdhëniet bilaterale, vizita në Londër dhe takimi mes Kryeministrit Kurti dhe Sekretarit Cleverly, si dhe zhvillimet në vend ishin pjesë e diskutimit në këtë takim”,  thuhet në njoftim.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img