27 C
Pristina
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

spot_img

Kurti pret ftesë nga Borrell për takime në Bruksel: Jam i përkushtuar dhe kreativ në dialog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë të dhënë për Deutche Welle ka thënë se Kosova njihet nga 117 vende në botë dhe imazhi ynë është më i mirë prej se kur kemi shpallur Pavarësinë.

Megjithatë, Kurti tha se Kosova ka paguar çmim të lartë për Pavarësinë. Ai teksa foli për dialogun Kosovë-Serbi u shpreh se Kosova përveç se ka shpallur pavarësinë 15 vjet më parë, para 13 vjetëve ka opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, raporton Paparaci.

Mes tjerash, Kurti tha se pret ftesë nga kryediplomati evropian, Josep Borrell që të takohen në Bruksel në kuadër të negociatave me Serbinë. U shpreh i gatshëm dhe deklaroi se është i përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ në këtë proces.

Kurti tregoi se dialogun në Bruksel e sheh vetëm si dialog për statusin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, dhe jo për statusin e Kosovës.

Sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, Kurti theksoi se ai nuk mund të njëjtë një-entik dhe se nuk është kërkesë e serbëve, por e Serbisë.

“Ndërkaq në vitin 2012 u përmbyll mbikëqyrja e pavarësisë. Që prej atëherë Kosova është e pavarur. Tash duhet normalizim i marrëdhënieve. Njohja reciproke në qendër, s’mund të ketë normalizim pa njohje. Duhet ta trajtojmë çështjen e pakicave kombëtare. Duhet kushtetutshmëri dhe ligjshmëri të të drejtave. Nuk mund të ketë asociacion një-etnik. Mund të jetë mbi pikëpamje zhvillimore”, shtoi i pari i ekzekutivit.

Kurti theksoi se propozimi i BE-së është bazë për diskutime të mëtutjeshme, por shtoi se ka punë që të shndërrohet në marrëveshje.

“Do t’i njoftoj krerët e partive opozitare, ata s’do të kenë asnjë befasi prej anës time. Nuk jemi vetëm ne faktori, por edhe BE-ja dhe ShBA-ja”, theksoi Kurti.

“Nga data 18 gusht, takimet tona kanë strukturë të qartë. Takimi zhvillohet në Bruksel me ftesë të Borrellit dhe Lajçakut, me pikën e parë të rendit të ditës; korniza e përgjithshme e marrëveshjes dhe pika e dytë; çështjet aktuale. Unë pres që të bëjmë dialog për marrëveshje dhe pres që së shpejti zoti Borrell të na ftojë. Por kur do ta bëjë ai këtë, natyrisht që bëhet nga vlerësimi i tij. Unë kam shprehur vullnetin, gatishmërinë interesimin dhe do të jem konstruktiv, i përkushtuar dhe kreativ”, përfundoi Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img