8.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për skemën e efiçiencës së energjisë: Edhe javëve në vijim do të prezantojmë skema tjera

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë ditën e sotme në lansimin e thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë, në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar, organizuar nga Ministria e Ekonomisë.

Kurti para të pranishmëve ka përsëritur se fokus nuk është vetëm rritja e kapaciteteve prodhuese, por edhe rritja e efiçiencës së energjisë.

“Në prill të këtij viti është lansuar masa e investimit në Efiçiencë të Energjisë për ndërtesat e banimit social e cila zbatohet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Një javë më parë është lansuar thirrja e dytë e Fondit për subvencionim të qytetarëve për investimet e tyre në efiçiencë të energjisë për shtëpitë e tyre. Kjo thirrje është ende e hapur dhe synon t’i përkrahë rreth 2.000 familje”, tha kryeministri.

Ai shtoi se jetësimin e këtyre nismave e kanë bërë edhe falë mbështetjes së miqve e partnerëve të cilët kanë ndarë 75 milionë euro për Kosovën në përballje me pasojat e krizës energjetike evropiane.

Kurti tha se në kuadër të skemës së parë për subvencionim të pajisjeve efiçiente për familje të vendit, janë mbështetur mbi 9.000 familje, duke subvencionuar blerjen e pajisjeve efiçiente për ngrohje gjatë muajve të dimrit.

Në komunikatën e Kryeministrisë thuhet se mbi 120 milionë euro janë ndarë për subvencionim direkt të faturave të energjisë elektrike për 208 mijë familje kursimtare, dhe njëkohësisht tarifat e reja për secilën familje dhe biznes në vend që nga shkurti i vitit 2022.

Poashtu, thuhet në komunikatë, me rreth 9 milionë euro janë renovuar e bërë efiçiente 70 ndërtesa publike: shkolla, çerdhe të fëmijëve, qendra shëndetësore e stacione të zjarrfikësve.

“Kjo skemë që po lansojmë sot, nuk do të jetë e fundit. Me këtë sot, e ato që do t’i prezantojmë në javët në vijim, do të mbështesim edhe 20 mijë familje, e do të rrisim edhe më tej efiçiencën e energjisë në vendin tonë”, tha kryeministri Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img