17.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për masakrën e Lybeniqit: Sistemi i drejtësisë të angazhohet për dënimin e kriminelëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Lybeniqit të Pejës në 25-vjetoin e shënimit të saj.

Kurti thotë se duhet të sillet drejtësia për të gjithë të vrarët në këtë masakër.

Shefi i ekzekutivit shprehet se sistemi i drejtëisë duhet të angazhohet për drejtësi për viktimat dhe gjykim e dënim të kriminelëve të luftës dhe urdhërdhënësve të tyre.

“Në Xhaminë e Lybeniqit, ushtarët e Serbisë shtinë me armë automatike me rafalë të përsëritur mbi 66 burra e djem. Nën pirgun e kufomave, mbijetuan 7 burra. Më 1 prill 1999, 59 civilë shqiptarë u ekzekutuan nga pjesëtarë të njësitit “Çakejt” dhe të njësitit ushtarak të Mbrojtjes Territoriale të Serbisë”, shkruan Kurti në Facebook.

“Lybeniqi i Pejës ishte përfshirë në gjeografinë e krimeve të luftës që më 25 maj 1998, kur policë të Serbisë i vranë nëntë burra. Ndërsa më 7 prill 1999 ushtarë serb i vranë 10 shqiptarë në bjeshkët e Lybeniqit. Mes tyre edhe dy fëmijë, 2 dhe 5 vjeç dhe një grua shtatzënë”.

“E dokumentuar qysh më 1999 nga Human Rights Watch, Maskara e Lybeniqit ka dëshmi dhe dëshmitarë. Sistemi ynë i drejtësisë duhet të angazhohet për drejtësi për viktimat dhe gjykim e dënim të kriminelëve të luftës dhe urdhërdhënësve të tyre”.

“Për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës, ne kemi zhvilluar bazën ligjore dhe kemi rritur kapacitetet e institucioneve për adresim efikas të këtyre. Kemi mundësuar gjykimin në mungesë, që kriminelët serbë të luftës të përballen me drejtësi. Sepse këto krime përveçse nuk falen, as nuk vjetrohen kurrë”.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë të rënët në rrugën që kemi kaluar deri tek liria jonë! Lavdi!”

I pari i qeverisë së bashku me ministrat Elbert Krasniqi dhe Hajrulla Çekun e deputetë të Kuvendit, bënë homazhe në përkujtim të të vrarëve në Lybeniq të Pejës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img