16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Kurti pengohet nga Zemaj në Kuvend: “Nëse dëshironi të takohemi për kafe, s’ka problem”

Kryeministri Albin Kurti, në këto momente po raporton para deputetëve të Kosovës rreth planit franko-gjerman dhe takimit të fundit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, teksa po fliste Kurti gjatë foltores së Kuvendit, ai u pengua nga disa deputetë opozitarë që po ndërhynin në fjalimin e tij.

Në një moment, ai iu drejtua deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, që të dëgjojë se “nuk mund të flasim kështu”.

Madje, ai i tha se nëse dëshiron që Zemaj të takohet për kafe, atëherë “nuk ka problem”.

“Më tej.. Aman dëgjoni se.. nuk mund të flasim kështu. Nëse doni të takohemi për kafe, s’ka problem, por këtu duhet të dëgjoheni kur të flas. Desha t’i them shefit të Grupit Parlamentar ndale, por si me i thanë këtij”, tha Kurti në seancën plenare.

Pas kësaj, ndërhyri edhe kryekuvendari Glauk Konjufca. Megjithatë, Kurti vazhdoi fjalimin e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img