14.7 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Në qeverisjen time kemi bërë përparim të njohur ndërkombëtarisht në sundim të ligjit

Kryeministri Albin Kurti, tha sot se Kosova gjatë dy viteve me qeverisjen e tij ka bërë përparim të njohur ndërkombëtarisht në fushat e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Ai tha se qeveria e tij është duke demostruar se është e mundur që vendi të drejtohet në mënyrë efektive dhe morale.

“Në dy vjet e gjysmë në detyrën tonë të deritanishme, ne kemi bërë përparim të njohur ndërkombëtarisht në fushat e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Këtë vit, Freedom House e renditi Kosovën në vendin e tretë në mbarë botën për progresin demokratik nga viti në vit. Projekti Botëror i Drejtësisë e ka renditur Kosova të parën në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit dhe të dytin në botë për përmirësimin më të madh në fushën e sundimit të ligjit gjatë vitit 2022″, tha Kurti në punimet e Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, si dhe Konferencës për Lidership të mbajtur në Kampusi e UBT-së.

“Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, ne jemi përmirësuar për 20 vende në dy vitet e fundit. Ne jemi përmirësuar gjithashtu për 22 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij dhe jemi renditur të parët në Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore të Institutit VDM. Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2022 konfirmon se Kosova ka rritur përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit. Me fjalë të tjera, tani më shumë se kurrë, ne po demonstrojmë se është e mundur të drejtohet vendi në mënyrë efektive dhe morale” tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img