18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në Bukuresht thirrje socialistëve evropianë ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në KiE

Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në konferencën e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) në Bukuresht, i ka ftuar të pranishmit që ta mbështesin vendin tonë në rrugëtimin drejt Këshillit të Evropës, veçanërisht në votimin e radhës më 16 prill në Asamblenë Parlamentare.

“Teksa jemi dy muaj para zgjedhjeve evropiane, ky takim kishte rëndësi madhore për fuqizimin e bashkërendimit mes nesh”, ka vlerësuar kryeministri Kurti.

Ai ka shpalosur detaje nga vizita e tij në Rumani.

“Qëndrimin në Rumani, e kaluam edhe në shoqërinë e dy përfaqësuesve të mërgatës shqiptare të Rumanisë: zëvendëskryetarin e Shoqatës “Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë” (ALAR) Luan Topçiu, dhe doktorin për shkencat dhe inxhinierinë e metalurgjisë, Përparim Demi”, njofton Kurti.

“Para kthimit në Kosovë, takova dhe ambasadoren e Shqipërisë në Rumani”, vijon më tej kryeministri.

Postimi i tij i plotë:

https://www.facebook.com/share/p/SnR5UtREch39Gqre/?mibextid=NOb6eG

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img