14.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Kurti me premtim të zbehtë, thotë se do të adresojnë “çdo shqetësimi të ngritur” për dinarin

Zyra e Kryeministrisë ka dhënë detaje pas takimit që patën mbarë ambasadorët, shefat e misioneve diplomatike dhe zëvendësambasadorët në Kosovë për të diskutuar mbi çështje aktuale me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me ftesën e këtij të fundit, ku temë ishte ndalimi i valutës serbe pas hyrjes në fuqi të Rregullores së re të BQK-së.

Kurti gjatë takimit ka mohuar situatën e pretenduar në terren duke pohuar se “situata në terren e as përmbajtja e rregullores nuk është ashtu si portretizohet nga Serbia.”

Edhe pas presionit të madh ndërkombëtar, nga detajet e diskutimeve nënkuptohet se Kurti nuk ka pranuar shtyrjen e Rregullores së BQK-së, por – sipas njoftimit – ai ka shprehur gatishmërinë që “të adresojnë në mënyrë të shpejtë çdo shqetësim të ngritur në mënyrë të shpejtë teksa theksoi që gjatë kësaj periudhe të tranzicionit, fokusi do të jetë informimi i bizneseve të cilat operojnë në dinar dhe në mënyrë të paformalizuar.”

Më tej aty bëhet e ditur se Rregullorja e BQK-së “mundëson pranimin e fondeve, pagave dhe pensioneve nga jashtë si formë e transfereve në këto llogari bankare, dhe sipas saj dinari mund të shërbejë si mjet për kursim fizik, në llogari kursimi në bankë dhe këmbehet në këmbimore të licencuara. Pra nuk pengon qasjen në financa, në të njëjtën kohë që qasja fizike ofrohet përmes bankave dhe institucioneve financiare jo-bankare gjithandej vendit – vetëm në katër komunat në veri të vendit janë gjithsej 15 institucioneve financiare jo-bankare dhe katër degë të bankave komerciale.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img