13.6 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të premten se javën e ardhshme do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për të diskutuar rreth mundësive për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në komunat nëveri të vendit.

Në një intervistë për NBC News, Kurti tha se për t’u mbajtur zgjedhjet “fillimisht banditët që shkaktuan dhunë duhet të kthehen në Serbi, ose të arrestohen në Kosovë”.

Ai tutje u shpreh se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe demokratike.

“Është e qartë se kryetarët e rinj që fituan zgjedhjet nuk e kanë legjitimitetin e mjaftueshëm për shkak të pjesëmarrjes së vogël të votuesve në zgjedhje. Ne kemi bërë thirrje që të gjithë të marrin pjesë në votim, por Beogradi u ka bërë presion qytetarëve serbë që t’i bojkotojnë zgjedhjet e 23 prillit”, deklaroi kreu i ekzekutivit kosovar.

“Nuk e përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme, por ato duhet të jenë fer, demokratike dhe të lira. Javën e ardhshme do të diskutoj me z. Escobar dhe z. Lajçak rreth mundësisë së organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në këto komuna. Ne duhet ta ndalojmë Beogradin në mënyrë që të mos i bullizojë serbët e Kosovës, ata duan të votojnë. Prandaj ne insistojmë që të ketë fushatë të hapur dhe ne shpresojmë që komuniteti ndërkombëtar do të na ndihmojë në këtë drejtim”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img