20.3 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Kurti mbledh kabinetin, diskutohet organizimi i Lojërave Mesdhetare

Nën drejtimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pjesëtarë të kabineti qeveritar zhvilluan sot një takim koordinues, në lidhje me kandidaturën e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me kabinetin e tij kanë mbajtur një takim koordinues në lidhje me kandidaturën e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.

Sipas Kurtit, ky do të ishte një moment i rëndësishëm për Kosovën, por edhe do të kishte ndikim pozitiv për vendin, ku do të përbënte një moment historik, duke u bërë për herë të parë nikoqir për një ngjarje ndërkombëtare të kësaj përmase.

“Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku theksoi se ndikimi i këtij organizimi shkon përtej sportit, dhe duhet të konsiderohet si platformë e cila përfshin planet zhvillimore të të gjitha sektorëve tjera relevante me organizimin e lojërave”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

E, zëvendësja e Çekut, Daulina Osmani, tha se është i nevojshëm bashkëpunimi ndërinstitucional për përgatitjen dhe finalizimin e aplikimit zyrtar dhe të integruar.

Kujtojmë se Kosova ka shpallur kandidaturën për organizimin e këtyre lojërave në fillim të prillit, ndërsa Lojërat Mesdhetare 2030, shënojnë edicionin e 21-të të kësaj ngjarjeje./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img