14.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Kur serbët e Kosovës kërkojnë të takohen me mua, s’mund t’i bëjë publike sepse jetërat e tyre kërcënohen

Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalës në OKB deklaroi se jetërat e serbëve janë nën kërcënim kur ata kërkojnë takim.

Ai bëri thirrje për ndaljen e kësaj duke theksuar se “Beogradi s’mund të financojë kriminelët dhe terroristët me rrjedha parash të parregulluara dhe të lira dhe ilegale në vendin tonë”.

“Kur serbët e Kosovës kërkojnë të takohen me mua, s’mund t’i bëjë publike sepse jetërat e tyre kërcënohen. Kjo duhet të ndalojë. Beogradi s’mund të financojë kriminelët dhe terroristët me rrjedha parash të parregulluara dhe të lira dhe ilegale në vendin tonë. Dhe kjo anëtarë të nderuar është histeria e përnjëmendtë e Beogradit rreth Rregullores së BQK-së. Beogradi i ka rënë alarmit jo për dinarin por për shkak se po ndalojmë turma të mëdha parash në kufi. Po qajnë jo për shqetësim për serbët, por pipat e parave po u shuhen.” – tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img