23.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Kurti kujton masakrën e Kralanit: Në mesin e të keqtrajtuarve, vrarëve e zhdukurve, 11 ishin të mitur

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar të vrarët e Kralanit, në masakrën e prillit të vitit 1999.

“Disa nga mbetjet mortore janë gjetur pas luftës në fshatra pranë Gjakovës. Trupat e 18 të vrarëve janë gjetur në varrezën masive pranë liqenit Peruqac në Serbi. 53 të tjerë janë ende të zhdukur” ka shkruar Kurti në facebook.

Ai ka uruar që kujtimi për ta të jetë i përjetshëm.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, mes 2 dhe 4 prillit të vitit 1999, torturuan qindra burra dhe djem shqiptarë, të rrethuar me tanke në një fushë në Kralan.

Pas dy ditësh rrahje e keqtrajtimi, vranë dhe zhdukën rreth tetëdhjetë burra dhe djem civilë shqiptarë. Prej tyre, 11 ishin të moshës së mitur.

Disa nga mbetjet mortore janë gjetur pas luftës në fshatra pranë Gjakovës. Trupat e 18 të vrarëve janë gjetur në varrezën masive pranë liqenit Peruqac në Serbi. 53 të tjerë janë ende të zhdukur.

Në këtë 24 vjetor, përkujtojmë të vrarët në Masakrën e Kralanit. I përjtshëm qoftë kujtimi për ta!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img