10.9 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Kurti kujton 25 vjetorin e rënies së një grupi dëshmorësh në zonën e Drenicës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 25 vjetorin e rënien e një grupi dëshmorësh në zonën e Drenicës.

Përmes një postimi në Facebook Kurti ka thënë se liria e Kosovës sot, është vet trofeu i luftës së tyre.

“Teksa numërojmë ditët që kalojnë të të dy muajve të mbetur deri te ditët e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës në mes të qershorit, çdo ditë kujtojmë dëshmorët e rënë për arritjen e çlirimit para 25 vitesh dhe për lirinë e jetuar që nga atëherë”.

“Sot, më 14 prill, e kujtojmë një grup dëshmorësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshatrat e zonës së Drenicës, të rënë 25 vite më parë, më 14 prill 1999: Bejtë Rexhepi, Fazli Qerkini, Hajzer Rexhepi, Agron Berisha, Fehmi Rama, Mehdi Hoxha dhe Naim Tiku. Ata ishin vullnetarë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tek e cila ishte përbashkuar gjithë përpjekja e popullit shqiptar vendas të Kosovës për tu çliruar nga Serbia pushtuese. Jetëshkrimet e Bejtës, Fazliut, Hajzerit, Agronit, Fehmiut, Mehdiut dhe Naimit, janë profile biografike tashmë historike, e të cilat mbajnë vulën e dosjeve të luftëtarëve të lirisë. Aktivitetet e tyre politike dhe kombëtare, janë shembujt më të kulluar të angazhimit më total patriotik deri në flijim për lirinë e atdheut të tyre”.

“Liria e Kosovës sot, është vet trofeu i luftës së tyre dhe i luftës së bashkëluftëtarëve të tyre të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi dëshmorëve të lirisë, luftëtarë të UÇK-së, Bejtë Rexhepi, Fazli Qerkini, Hajzer Rexhepi, Agron Berisha, Fehmi Rama, Mehdi Hoxha dhe Naim Tiku, ndër lavde për dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

https://www.facebook.com/share/p/B1WK7LJ5hkWmuFHU/?mibextid=NOb6eG
https://www.facebook.com/share/p/B1WK7LJ5hkWmuFHU/?mibextid=NOb6eG

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img